Hashim Thaçi: Kosova nuk ka patur kryeministër më të dobët e më të paditur se Kurti

Teksa Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e nesërme më 29 ma për formimin e qeverisë së re, vijojnë akuzat ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeminsitrit në detyrë Albin Kurti.

Thçi tha në emisionin Debat Plus se kryeministër më të dobët e të pa aftë vendi nuk ka patuar që nga periudha e vitit 2000 e deri më tani.

Hashim Thaçi: ”Kryeministër më të dobët e më të paditur, më të papërgatitur për të udhëhequr këtë zyrë, vendi nuk ka patur nga periudha 2000 e tutje. Kosova ka ndërruar shumë kryeministra. Një kryeministër që një ligj nuk e ka plotësuar në Kuvend, çfarë kërkon prej tj? Çfarë ka bërë për bujqësinë? Biznesin e bogël, të mesëm? Zero.”

Sipas Thaçit, qeveria Kurti ishte e dështuar.

 

 

SHKARKO APP