Hashim Thaçi shtrohet në spital
Presidenti Hashim Thaçi ka shfaqur probleme me shëndetin e tij dhe është shtruar këtë mëngjes në spital.
Mediat kosovare raportojnë se Thaçi ndodhet në Klinikën e Urologjisë ku ka marrë edhe infuzion. Nga ana tjetër Presidenca e Kososës informon se më vonë do të bëhet një deklaratë lidhur me shëndetin e Hashim Thaçit.
Dje Presidenti i vendit kaloi të dielën me një shëtitje në Bjeshkë teksa sot kishte për të takuar edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me situatën që po kalon Kosova me COVID-19.