Heroi i dytë në Francë është shqiptar, ky është emigranti që shpëtoi dy familje

33-vjeçari nga Kosova, Florim Shehu, është bërë lajm në mediat franceze. Dy familje u shpëtuan nga Florimi, të cilat kishin mbetur të ngujuara nga përmbytjet si pasojë e një stuhie shiu që kishte kapluar të shtunën qytetin Change.

Shiu i dendur brenda pak minutash përmbyti shumë shtëpi dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme. Florimi, i cili ka tre vjet e gjysmë që banon në qytetin francez, ka rrëfyer për KTV-në ngjarjen, sipas tij, të pazakontë.

Ai arriti fillimisht të shpëtojë një grua dhe dy fëmijët e saj dhe t’i dërgojë në apartamentin e tij. Më pas Florimin e ka thirrur fqinji i tij nga Parisi, për t’i kërkuar t’i dalë në ndihmë familjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
A Changé, en Mayenne, il vient en secours à six personnes

Florimi ndihet i lumtur që ka arritur t’i shpëtojë këta persona, gjë që, sipas tij, është vlerësuar shumë në komunitet. Ai ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s dhe ende nuk ka marrë përgjigje nga shtetit francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai preferoi t’i shpëtonte fqinjët e tij në vend të veturës së tij. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”, ka premtuar kryebashkiaku Denis Mouchel.

Mediat franceze e kanë krahasuar kosovarin me azilkërkuesin afrikan nga Mali, i cili arriti ta shpëtonte një djalë të vogël që kishte mbetur i varur në ballkonin e katit të katërt të një ndërtese. Mamoudou Gassaman e ka takuar më pas presidenti Emmanuel Macron për ta falënderuar atë personalisht, ndërsa ia dha edhe shtetësinë franceze.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?