Hiqet karantina për qytetarët e Kosovës që vizitojnë Shqipërinë
Ditë më parë në disa media në Kosovë u raportua se të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë Shqipërinë, kur të kthehen mund të detyrohen të hyjnë në vetë karantinë prej shtatë ditësh për të parandaluar infektimin me COVID-19.
Për këtë kishte reagime të mëdha edhe nga vet anëtarët e kabinetit qeveritar.
Por, duke u bazuar nga vendimi i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në publikimin e masave për parandalimin e COVID-19, nuk është paraparë kjo çështje e as kjo masë.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur disa masa të reja. Masat e marra nga Qeveria e Kosovës, vlejnë për të gjithë ato shtete që kanë marr masa ndaj qytetarëve të Kosovës për parandalimin e COVID-19, por kjo nuk vlen për shtetet që nuk kanë marrë këto masa. Këtu hyn Shqipëria dhe kjo vlen edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.