Historia e shqiptarit që punonte për CIA-n kundër terrorizmit
Blerim Skoro, është shqiptari Kosovës i cili u arrestua në shkurt të vitit 2016 në një metro në Brooklyn të SHBA-ve.
Ai rrezikon që për shkak të një gabimi të dëbohet nga vendi, shkruan New York Times.Ai thotë se ka punuar për CIA-n amerikane, pas 11 shtatorit të vitit 2001, ku edhe nisi t’u jepte informacione për të burgorsurit për terrorizëm autoriteteve amerikane.
Ai ishte dënuar me shtatë vjet burg për posedim të heroinës dhe nga aty u bë informator i amerikanëve. Pasi filloi bashkëpunimin me CIA-n, Skoro u trajnua në një vend të sigurt në Maqedoni. Qeveria amerikane i caktoi atij detyra të caktuara në Pakistan, vende të Ballkanit dhe në Siri.
Skoro shfaqej si xhihadist për të zbuluar dhe mësuar informacione rreth terrorizmit, e që më pas këto të dhëna ia përcillte autoriteteve amerikane.Skoro tregon se në Egjipt ai u miqësua shumë me Betim Kaziun, një shqiptar që i kishte treguar planet e tij për të sulmuar SHBA-të, dhe për këtë gjë ai informoi CIA-n.
Pas përpjekjeve të shumta të tij për të ofruar shërbimet për qeverinë amerikane, situata vjen e tillë që më 23 mars të këtij viti, një ditë pas sulmeve terroriste të ISIS-it në Bruksel, një prokuror amerikan tha se Qeveria ishte e interesuar nëse Skoro mund të ofronte ndihmën e tij.
Por, dy ditë më vonë, Qeveria u tërhoq dhe Blerim Skoro është ende në paraburgim, ku ndodhet edhe sot, në pritje për t’u dëbuar nga Amerika për hyrje të paligjshme. /KosovaPress/