Historia përsëritet pas 20 vitesh, dora e ndihmës e policit nga Kosova

Historia përsëritet, rreth 20 vite më pas mëngjesin e 26 nëntorit Shqipëria u prek nga tërmeti më i fuqishëm i këtyre dekadave të fundit. Ishte pikërisht Kosova vendi që na u gjend më së shpejti pranë, duke dërguar në drejtim të shqiptarëve shumë trupa ushtarake, njësi të emergjencës si edhe shumë ndihma në ushqime dhe vlerë monetare.

Një foto është postuar ditën e sotme në facebook, ku shihet Hasan Mulaj, një efektiv i forcave policore të Kosovës, i cili ndodhet në zonën e Thumanës, zonë e cila së bashku me Durrësin regjistroi numrin më të madh të viktimave dhe të pasojave.

Efektivi shikohet në dy foto bashkangjitur njëra me tjetrën, në të anën e majtë shikohet efektivi në qytetin e Kukësit, i cili ndodhej aty gjatë viteve të vështira të luftës dhe nga ana tjetër shikohet po i njëjti person tashmë i rritur i cili po sakrifikon veten e tij me shpresën për të shpëtuar nga rrënojat personat që ndodhen nën të.

Kjo gjë tregon solidaritetin që kanë të dyja vendet, edhe pse padrejtësisht jemi ndarë gjithmonë e kemi konsideruar veten vëllezër të një kombi.

SHKARKO APP