Hoti viziton nesër Shqipërinë, ja axhenda e kryeminsitrit kosovar

Kryeministri Kosovës, Avdullah Hoti, do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme (3 korrik), me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Zyra e kryeministrit njofton se Hoti do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Axhenda e plotë e kryeministrit Hoti:

Swiss Digital Desktop Reklama

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi: Pallati i Brigadave

11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Vendi: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendi: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vendi: Zyra e Kryetarit të PD

Vizita e Avdullah Hoti vjen disa ditë pas vizitës dy-ditore që pati Edi Rama në Kosovë ku takoi liderët politikë në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?