Hoxhaj: Mustafës dhe Kurtit ju deshën 5 muaj negociata për krijimin e qeverisë dhe 50 ditë për prishjen e saj

Ish-Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, deklaron se LDK-VV treguan papërgjeghmëri politike ndaj qytetarëve.

Për Rtv Ora, ai thotë se kryetarëve të këtyre partive ju deshën 5 muaj për marrëveshjen qeverisëse dhe ju mjaftuan vetëm 50 ditë për të prishur qeverinë.

Rezultatin e dobët në zgjedhje të PDK më shumë se me keqqverisjen, ku edhe pranon se gabimet nuk kanë munguar, e lidh me një shoqëri të re që ka lindur në Kosovën e lirë dhe të pavarur të cilës sipas tij PDK duhet ti përshtatet nëse synon që të rikthehet në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxhaj: Nuk mendoj se kanë qenë gabimet, që nuk kanë munguar, që kanë determinuar rezultatin zgjedhor. Përkundrazi nëse e krahasojmë sjelljen  politike të VV dhe LDK që negociuan për 5 muaj dhe për 50 ditë e prishën këtë qeveri tregon që këto parti politike krahasuar me PDK në raport me qytetarët kanë treguar edhe papjekuri politike dhe paaftësi qeverisëse. Ne i kemi ofruar vendit parashikueshmëri, u kemi ofruar qytetarëve dhe ndërkombëtarëve besueshmëri. Kemi arritur të përmbushim pritshmëri të mëdha. Rezultati zgjedhor është pasojë e ndryshimit të shoqërisë në Kosovë, është krijuar në shoqëri e re që ka kërkesa të reja dhe PDK do të duhet t’ju përshtatet, ti njohë dhe artikulojë këto kërkesa të reja nëse duam që të rikthehemi në pushtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?