Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hyrje të reja në zgjedhje, synojnë të ndryshojnë ecurinë e vendit

Kosova E mërkurë, 22 Janar 2025 15:47
Hyrje të reja në zgjedhje, synojnë të ndryshojnë ecurinë e vendit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në 9 shkurt, Kosova do të jetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nezir Kraki është gati të lërë pas karrierën e tij akademike në Francë, për t’u angazhuar aktivisht në skenën politike të Kosovës. Profesori i Shkencave Politike, që prej vitesh ligjëron në Universitetin Paris-Est Creteil, ka vendosur të garojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit për herë të parë në një garë politike. “Për mua, ligjet brenda të cilave funksionon një shoqëri, duhet të jenë sa më të qarta dhe sa më të përputhshme me nevojat konkrete të qytetarëve”, thotë 43-vjeçari për Radion Evropa e Lirë. Ai është në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që aktualisht është në pushtet, të cilën thotë se e ka zgjedhur për t’i çuar përpara ligjet në dobi të qytetarëve pa i specifikuar cilat, por edhe politikën e jashtme të Kosovës.

Me një synim krejt tjetër ka vendosur të përfshihet për herë të parë në një garë zgjedhore edhe Drin Ejupi. Gazetar për 15 vjet në Kosovë, ai thotë se do të angazhohet për një shtyp më të lirë dhe jo vetëm. ”Për një drejtësi më të pavarur, për qytetarë më të lidhur me sportin, sepse aty është edhe shëndeti, për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik”, thotë 35-vjeçari. Për këto synime thotë se e ka gjetur veten te programi i Partisë Demokratike të Kosovës, në listën e së cilës është përfshirë tashmë si kandidat për deputet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pjesë e Kuvendit për herë të parë synon të bëhet edhe Jehona Lushaku Sadriu. Prej vitesh profesoreshë e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ajo i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitin 2021, ndërsa këtë vit ka vendosur të garojë për herë të parë për pozitën e deputetes. Vendimin thotë se e ka marrë duke parë “kushtet e vështira në shkolla” dhe “cilësinë e dobët në arsimin parauniversitar”. “Unë do të shtyj përpara platformën e mësimit gjithëditor në të gjithë Kosovën”, thotë 44-vjeçarja. Për ta forcuar bindjen e saj, ajo kujton se një projekt i tillë ka nisur vitin e kaluar në pesë shkolla fillore në Prishtinë dhe thotë se rezultatet deri më tash janë pozitive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një kandidate tjetër që ka nisur rrugëtim të ngjashëm, është edhe Emine Daci Zejnullahu. Në të 50-tat e saj, ajo është bërë për herë të parë kandidate e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe qëllimin thotë se e ka të qartë: ngritjen e sektorit të bujqësisë. Daci Zejnullahu është e shkolluar në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë dhe ligjëron në një kolegj privat në Prishtinë.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Ajo shpreh bindjen se duke qenë pjesë e vendimmarrjes, do të mund të angazhohet për rritje të prodhimit vendor. “Pjesa më e madhe e ushqimit në Kosovë është e importuar. Remitencat dhe pagat tona shkojnë jashtë Kosovës dhe kështu ndërtohen shtetet tjera”, thotë Daci Zejnullahu. Të gjitha fushat ku synojnë t’i përqendrojnë energjitë këta kandidatë, në fakt, kanë nevojë për përmirësime. Për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova ka ngecur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në këtë bllok.

Gjendja e lirisë së mediave në vend, sipas Indeksit për Lirinë e Shtypit të Reporterëve pa Kufij, është përkeqësuar vitin e kaluar. Në listën me 180 vende, Kosova është renditur në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë se në vitin 2023. Cilësia e arsimit është po ashtu e ulët. Në tri teste të PISA-s -program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë – që janë zhvilluar më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore. E, sa i përket ekonomisë, vendi ka debalancë të madhe mes importit dhe eksportit tash e sa vite. Mesatarisht në vit, importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove.

Premtime të ngjashme për ndryshime ka pasur edhe më herët, por mbetet për t’u parë se sa prej këtyre do të jetësohen kësaj radhe. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të garojnë mbi 1.200 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit, dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti i Vetëvendosjes, aktualisht në pushtet, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Etiketat e lidhura

Drin EjupiKosovezgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 20 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.