I dërguari i BE: Do të bashkëpunoj ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe SHBA-të

Pas emërimit të tij nga ana e Bashkimit Evropian, si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur diplomati sllovak, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë në zemrën e tij, duke qenë se ka punuar një kohë të gjatë në rajon.

Ai ka shtuar se është i nderuar për besimin që i është dhënë për një punë shumë të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë afër zemrës time, duke qenë se kam punuar në rajon për një kohë të gjatë. Jam i nderuar që mu besua një punë kaq e rëndësishme. Pres që të punojë bashkë me përfaqësuesit e Serbisë, Kosovës, dhe të Bashkimit Evropian, dhe gjithashtu bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Lajçak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emërimin e Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, e kanë mirëpritur ambasada e Italisë dhe Francës në Kosovë, të cilat kanë deklaruar se Lajçak mund të llogarisë në mbështetjen e tyre për rifillim të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

Mandati fillestar i Lajçakut, ish ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë- Beograd do të jetë 12 muaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?