I dha tezes 12 mijë euro, policja qëndroi 4 orë mes kufomave
Një ngjarje tragjike tronditi ditën e djeshme Gjilanin, ku policja vrau dy vëllezërit, prindërit dhe më pas veten. Mediat kosovare shkruajnë se në momentin kur ka ndodhur ngjarja një nga vëllezërit ishte në gjumë. Në dritë kanë dalë detaje të reja ku organet e hutuesisë kanë konfirmuar se vrasja është kryer nga vajza e vetme e familjes Bllaca, Valedetja e cila ishte edhe punonjëse efektive e Policisë Rajonale të Gjilanit. Dyshohet se pas vrasjes së familjarëve policja qëndroi rreth 3-4 orë mes kufomave.
Pasi kaloi orë të tëra mes viktimave të saj, Valdete Bllaca doli në derë të shtëpisë për të mos e lënë të hyjë brenda tezen dhe bashkëshortin e saj që kishin shkuar për vizitë, por që mund të shihnin një krim të pamenduar. Një ditë përpara krimit, ajo i kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro. Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim.
Ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato. Personat e fundit që kishte kontaktuar policja Bllaca ishte tezja dhe bashkëshorti i saj. Nga burimet e afërta të familjes së polices, mesohet se kontakti i Valdetes me ta ishte vetëm pak minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes.
Tezja bashkë me bashkëshortin ishin shkuar në vizitë te familja Bllaca, por aty kishte dalë Valdetja. E shqetësuar, Valdete Bllaca nuk i kishte lënë të futen brenda në shtëpi duke iu thënë se ata (familja) nuk ishin aty e që ajo vet ishte e zënë. Pasi u përshëndetën me policen dhe vendosën të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.