I qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire, babait tuaj Ramush!

Pas një sëmundjeje të rëndë, babai i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndërruar jetë. Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama i ka shprehur ngushëllimet kryeministrit Haradinaj.

”U prehtë në paqe”, shkruan Rama, ”dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire babait tuaj të nderuar i dashur Ramush, babait hero që ka në themelet e Kosovës së lirë edhe gjakun e bijëve të tij, edhe sakrificat dhe heroizmin e luftës së Haradinajve të Gllogjanit, në ballë të luftës së UÇK-së”.

Më tej, Rama ka kujtuar edhe takimin e tij me të ndjerit, e që ka ndodhur në kullën e Haradinjave.

”Takimi me babain tuaj të ndjerë në kullën e Haradinajve, do të mbetet për mua një kujtim krenarie e i paharruar si madhështia e shpirtit të Hilmi Haradinajt! Ju pastë lënë jetë që të rroni e ta kujtoni përherë vetëm për të mirë! Me shpirt e zemër pranë jush në këto çaste dhembjeje”, shkruam Rama.

SHKARKO APP