I zhvaste para dhe i vrau të dashurin, të pathënat e historisë së Adelina Ismailit (VIDEO)

Enver Sekiraqa dhe historia e tij e denjë për një film mafiozësh është subjekti i dokumentarit “Fytyra e frikshme e Prishtinës” të publikuar së fundmi nga “Zona Express”, ku ndër të tjera, flitet edhe për lidhjen e tij me këngëtaren Adelina Ismajli.

Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara në vitin 2011 në skandalin Wikileaks, prokuroria e EULEX e akuzonte Enver Sekiraqën për zhvatje të këngëtares nëpërmjet shantazhit. Sipas prokurorit të çështjes, Sekiraqa zotëronte fotografi inkriminuese të cilat në fakt nuk u publikuan kurrë, kjo me gjasë pasi këngëtarja e ndryshoi dëshminë në procesin gjyqësor.

Dokumentet tregojnë se ai ka përfituar nga 200 deri në 9 mijë euro nga Ismajli, e cila më pas është marrë në mbrojtje nga polici dhe i dashuri i saj i ndjerë, Triumf Riza. Në gjykatë, Enver Sekiraqa ka pretenduar madje se vetëm një dhuratë që ai i kishte bërë këngëtares gjatë lidhjes, vlente shumë më tepër se shumat që thuhej se ai kishte zhvatur prej saj.

Në vitin 2007, Triumf Riza u ekzekutua në një atentat në Prishtinë. Pas vrasjes, Adelina Ismajli u bë një nga organizatoret e protestave për vënien në vend të drejtësisë, madje i kushtoi Rizës këngën me titull “Trimit Tim”, ku vajton humbjen e tij.

Enver Sekiraqa u dënua me 37 vite burg si porositës i atentatit, për të cilin u dyshua se shkak ishte marrëdhënia e tij me Adelina Ismajlin. Një gjë e tillë është mohuar disa herë nga Sekiraqa në gjyq, po ashtu edhe nga babai i Rizës, i cili është një nga protagonistët kryesorë në dokumentar./balkanweb

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=XqSfbJZneZE” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP