Identifikohen viktimat e aksidenti tragjik në Kroaci që mbyllën sytë përgjithmonë
10 qytetarë kosovarë nuk mundën dot të shkonin në vendlindje pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës që lamë pas në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci.
Aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident.
Disa mund të ishin me studime, të tjerë mund të kishin sakrifikuar duke qëndruar larg familjes për një jetë më të mirë, të tjerë mezi prisnin të takonin të afërmit e tyre.
10 jetët mbyllën sytë përgjithmonë në atë ditë të kobshme janë shoferi Naser Sylmetaj, lindur më 1974, Gjakovë; Leonora Gjota-Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan dhe mamaja e saj Gjyle Maloku, Valentina Binakaj dhe vajza e saj Erlinda Binakaj; Sevdail Rrustemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë; Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radostë; Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë; Anjeza Bellanica dhe Alinda Iprijaj, nënë e 5 fëmijëve.
Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç ishte i pari që shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa aksidentin e përshkroi si më të rëndin që kishte parë ndonjëherë.
Nga 15 që gjenden në spital, dy pacientë janë ende në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Slavonski Brod, konfirmoi drejtori i spitalit Josip Samard?i? në konferencën për shtyp.
Ndërkohë, sipas mediave kroate, shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa në dëshminë e tij ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment, gjë që mendohet se është edhe shkaku i aksidentit, megjithatë autoritetet vijojnë hetimet.
Presidentja Vjosa Osmani mori vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Kroaci.