Incidentet në Mitrovicë, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Pas incidenteve që u shkaktuan dje në Mitrovicë, ku u arrestua zyrtari serb Marko Gjuriç, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur sot Këshillin e Sigurisë. Siç raportojnë mediat kosovare, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore Haradinaj ka njoftuar se mbledhaj do të mbahet në orën 13:00.

Sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Gjithashtu është bërë e ditur se pas mbledhjes do të ketë konferencë për media. Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i Policisë, komandanti i FSK-së, ministri i Punëve të Brendshme.

SHKARKO APP