“Isa Mustafa e ka uzurpuar LDK-në”

 

Astrit Haradinja i është rikthyer aktivitetit politik në LDK dhe po lëshon akuza në drejtim të udhëheqësit Isa Mustafa.Haradinaj ka thënë se lideri në shkuarje i LDK’së e ka uzurpuar partinë dhe po mundohet të ngufatë edhe debatin e brendshëm.

 

“LDK-ja, do ecën drejt rrugës së sajë, ju keni pas mundësi të tregoheni një menaxher i mirë i sajë, por sic duket juve keni logjikën e një uzurpatori, dhe sic duket nuk po mundeni me Ju përshtat frymës demokratike rugoviane”, ka shkruar Hararqija.

___________________________________________

Reagim ndaj deklaratave të pamatura të kryetarit aktual Dr. Isa Mustafa.

z.Mustafa kryetarit aktual të LDK-së, më duhet t’ja kujtoi se mënyra e reagimeve të tij, dëshmojnë qartë se ai nuk ka asgjë të përbashkët me vizionin e LDK.-së dhe të frymës rugoviane!

Të gjithë pjesëmarsit në garën partiake, janë votus të LDK-së, qofshin fituas apo humbës të funksioneve, kurse ju si Kryetar në detyrë do duhej të jeni shembull i afrimit e jo të anashkaloni aktivist të devotshëm, figura intelektual dhe kryesi e anëtarë të LDK.së, vrejtjet dhe njoftimet që ju i merni për çdo ditë, si për shembull e keni Gjakovën, do duhej të jenë shqetësuese për një kryetar parti dhe do duhej ti merni më seriozisht duke u angazhue për unifikimin e të gjithëve e jo të i kontriboni ndasisë dhe acarimit të raporteve mes konkurentëve nëpër nëndegë dhe luftës se kush do të delegohet në Degë!

Fakti është që Ju, po provoni me i eliminue të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga Ju dhe rrethi që iu shoqëronë!

LDK-ja, do ecën drejt rrugës së sajë, ju keni pas mundësi të tregoheni një menaxher i mirë i sajë, por sic duket juve keni logjikën e një uzurpatori, dhe sic duket nuk po mundeni me Ju përshtat frymës demokratike rugoviane, prandai pranone se LDK –ja, Ju dha mundësinë, ndonëse nuk e meritonit ta udheheqni sepse nuk keni qen pjes e sajë, dhe tani që kemi edhe një muaj nga zgjedhjet qëndrore, prano faktin se jeni në trup të huaj dhe lereni të paktën të mbyllet proqesi normalisht dhe të vie në krye të LDK-së, ai apo ajo që ka ide dhe forcë me i zhvillue reformat demokratike, reforma që janë shumë të nevojeshme për LDKnë dhe për kosovën!

Astrit Haraqija, Prishtnë më 2.05.2015 

 

SHKARKO APP