Isa Mustafa: Mund të më vrasin për 150 euro
Kryeministri kosovar, Isa Mustafa ka reaguar sot nëpërmjet Facebook-ut pas sulmeve të fundit me vezë ndaj tij. Duke pohuar se edhe mund t’i merret jeta, porse nuk do të dorëzohet dhe se asnjë gjykatë nuk do të dënonte dikë për këtë arsye.
Shënimi i plotë i Mustafës:
"Të nderuar veprimtarë të VV dhe përkrahës nga AAK dhe Nisma
Unë ju ftoj ta sulmoni Kryeministrin e Republikës së Kosovës, me vezë me gurë, me yje te metaltë, me plumba, me çfarë të doni! Mund ta dëmtoni, mund ta verbëroni, mundeni edhe t’ia merrni jetën. Ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Ju siguroj se Gjykatat tona nuk do tu dënojnë, ato e kanë ulë çmimin e jetës dhe sigurisë së Kryeministrit. Sepse, ato janë aleatë tuaj. Çmimi më i lartë që do të paguani për jetën e Kryeministrit është 150 euro. Aq më tepër ky çmim është në veresi. Sepse Gjykata ju pret, kurse ju mund të ankoheni. Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë!".