Isa Mustafa nuk uron Albin Kurtin, por deklaron: Akoma nuk dihet fituesi!

Pasi është mbyllur zyrtarisht numërimi i votave, por akoma jo të gjitha, përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka refuzuar ta urojë VV-në dhe Albin Kurtin për fitoren.

“Fituesi do të dihet vetëm pasi të përfundojë numërimi i të gjitha votave, diasporës dhe me kusht”- deklaron Mustafa.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se këto ditë, bashkë me Vjosa Osmanin do të takohet me Albin Kurtin për të vlerësuar mundësinë e bashkëqeverisjes.

SHKARKO APP