Ish-ambasadori i amerikan në Serbi: Presioni i SHBA ndaj Kosovës është i gabuar

Michael C. Polt, ish-ambasador i SHBa në Serbi dhe Drejtor i Institutit Mccain në Uashington e cilëson të gabuar politikën e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj Kosovës.

Në një reagim në Twitter ai shprehet se “nuk ka arsye se përse Kosova nuk mund të kërkojë reciproritet ndaj Serbisë në marrëdhëniet tregëtare. Presioni i SHBA-ve ndaj Kosovës, në këtë rast është i gabuar”.

Qeveria e Albin Kurtit vendosi pak dirë më parë heqjen e taksës për produktet që vijnë nga Serbia në Kosovë, duke aplikuar vetëm parimi e reciproritetit. Por zyrtarë të DASH e cilësuan këtë masë si të pamjaftueshme.
Ndërkaq, shtetet e BE-së, e edhe Britania e Madhe, e kanë mbështetur vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. Ato kanë kërkuar që tashmë të nis dialogu mes dy vendeve.

SHKARKO APP