Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch në përkrahje të protestës: Gjykata Speciale është jo transparente, nuk është dashur të themelohej

Aktualitet E enjte, 7 Gusht 2025 14:05
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch në përkrahje të protestës: Gjykata Speciale është jo transparente, nuk është dashur të themelohej
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjykata Speciale nuk është dashur të themelohej, andaj është mirë që po protestohet, thotë ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, pak orë para se në Prishtinë të mblidhen veteranë e qytetarë të tjerë për të shprehur kundërshtimet e tyre për mënyrën se si po punojnë Dhomat e Specializuara në Hagë. Në një intervistë për KosovaPress, nga Haga, Bosch thekson se protesta duhet të jetë e qetë dhe dinjitoze.

Specialja, e cila i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, ka seli në Holandë dhe funksionon me staf ndërkombëtar, edhe pse e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015. Atje po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

ZPS-ja e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës, ka thënë se ish-eprorët e UÇK-së kanë qenë pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Avokatët hodhën poshtë të gjitha akuzat dhe argumentuan se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.
“Është gjithashtu shumë e gabuar ta quash UÇK-në një organizatë kriminale, sepse, sigurisht, nuk është ashtu. Por unë isha gjithashtu i përfshirë personalisht gjatë luftës së Kosovës. Dhe në atë kohë, UÇK-ja ishin këmbët tona në terren, sepse ne nuk kishim njerëz në terren. Ata punonin për ne, për NATO-n. Dhe unë e di këtë, sepse isha i përfshirë. Pra të thuash tani që ata janë një organizatë kriminale, atëherë ne kemi punuar me një organizatë kriminale, [ne] NATO. Gjithsesi, shpresoj që protesta të jetë, sërish, dinjitoze, paqësore, por që njerëzit duhet, sigurisht, të shohin që kjo çështje duhet të marrë fund”, thotë ish-ambasadori Bosch.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023, por ata ndodhen në paraburgim që prej nëntorit të vitit 2020.
Së fundmi, është raportuar se Gjykata Speciale ka pranuar dokumente si prova nga Serbia e kjo vetëm sa ka rritur reagimin në Kosovë për një gjykatë që vazhdimisht kritikohej për njëanshmëri dhe jo transparencë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbledh sot në orën 17:00 ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë në një protestë në Prishtinë të cilën ka thënë se po e organizon kundër padrejtësisë që vlerëson se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 2 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 4 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 6 orësh

Për ish-ambasadorin holandez në Kosovë, protesta të tilla duhet të mbahen.

“Para së gjithash, mendoj se është mirë të bëhet një protestë, për sa kohë që bëhet me dinjitet, pa dhunë dhe pa slogane të këqija. Por fakti që ka një protestë është, sigurisht, diçka e pranueshme, sepse ajo që po ndodh ngadalë por sigurt është bërë qesharake. Kjo gjykatë është totalisht jotransparente. Askush nuk e di çfarë po bën. Supozohet të jetë një gjykatë e Kosovës, dhe nuk lejohen asnjë kosovar të jetë aty, përveç të akuzuarve. Pra është pak e çuditshme për një gjykatë të Kosovës. Kushton një sasi të jashtëzakonshme parash”, thotë ish-diplomati holandez.

Bosch thekson se procesi i themelimit të kësaj gjykate është dashur të ndalet që në fillim, kur u rrëzuan pretendimet për trafikim organesh.
“Nuk është dashur të themelohej fare, sepse u themelua për shkak të këtij trafikimi të organeve. Por kur Williamson, pas hetimeve, vendosi dhe pa që nuk kishte fare trafikim organesh, se ishte një histori e trilluar nga serbët, atëherë sigurisht është dashur të ndalej, sepse kjo ishte arsyeja e vetme pse u krijua kjo gjykatë. Pra është shumë e çuditshme që vazhdoi megjithatë. Dhe tani këta njerëz po qëndrojnë në burg, nuk e di sa vite janë bërë tashmë. Është, sigurisht, qesharake. Është dashur të ndalej atëherë. Dhe nëse ka ndonjë gjë, njerëzit është dashur të gjykohen në Kosovë”, thotë ai.

Ai që njihet si gjyqi i madh në Hagë – procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është drejt fundit. Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj, ndërkaq dëshmitarët e mbrojtjes pritet të dëgjohen nga mesi i shtatorit.
“Ndërkombëtarët kanë vendosur diçka. Dhe, po, kanë marrë një vendim të gabuar. Dhe nuk do ta pranojnë lehtë që kanë marrë një vendim të gabuar. Mënyra e vetme që kjo mund të ketë ndikim është nëse z. Trump thotë diçka, sepse kam dëgjuar që edhe z. Grenell e ka thënë njëherë që kjo gjykatë është qesharake. Pra ata janë të vetmit që mund të thonë me të vërtetë që kjo gjykatë duhet ndalur. Dhe për këtë arsye, sigurisht, protesta mund të jetë e mirë. Por duhet të jenë amerikanët që e marrin këtë çështje seriozisht”, shton Bosch.

Dhomat e Specializuara, që në publik njihen si Gjykata Speciale, financohen prej Bashkimit Evropian por me kontribute edhe nga shtete të tjera, në mesin e tyre edhe Shtetet e Bashkuara, Norvegjia, Zvicra, Kanadaja e Turqia.

Përveç Thaçit dhe të tjerëve, gjykata ka trajtuar edhe raste të tjera për krime të pretenduara të luftës dhe janë shpallur aktgjykime fajësie ndaj Salih Mustafës e Pjetër Shalës. Specialja ka trajtuar raste edhe për pengim të drejtësisë. Madje, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi është ngritur edhe një aktakuzë e re me pretendimet se ka tentuar të pengojë drejtësinë.

/Kosovapress/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 1 ore

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 2 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 2 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 2 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 23 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 13 orësh

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.