Ish-deputeti i PD emërohet këshilltar për Politikë të Jashtme në Presidencën e Kosovës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për t’u bërë pjesë e ekipit të saj, në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme. Në një deklaratë publike, Çollaku shprehet se ky angazhim i jep mundësinë të kontribuojë në mënyrë të integruar në çështjet kombëtare shqiptare, duke vepruar mes Tiranës dhe Prishtinës.

Ai falënderoi presidenten për besimin dhe vlerësimin, duke theksuar se pozicioni i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm për shërbimin e Kosovës dhe avancimin e interesave kombëtare dhe shtetërore.

”Ky angazhim më jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik e publik dhe vullnet për të kontribuar në mënyrë të integruar për interesat tona kombëtare e shtetërore”, shkruan Çollaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?