Ish-drejtuesi i AMA-s, nga sot sekretari koordinues për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Në konferencën e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut, Albin Kurti në Prishtinë, u mësua se ish-drejtor i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Sala, do të koordinojë marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka qenë drejtues i AMA-s prej vitit 2014 deri në vitin 2019. I diplomuar për juridik në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Sala ka ndjekur më pas një specializim Master për “Studime Evropiane”. Prej vitit 2004 ai mban titullin avokat, ndërsa zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Ajo që e lidh me Kosovën është fakti se gjatë luftës, në vitin 1999 ka qenë pjesë e grupit fakt-mbledhës të masakrave serbe ndaj popullsisë shqitpare. Ai në fakt ka një përvojë prej katër vitesh edhe në Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do të ketë si detyrë kryesore koordinimin e komunikimit mes dy qeverive për të konkretizuar përpjekjet për forcim të marrëdhënieve mes dy shteteve. Zyrtarizimi i detyrës së tij mund të bëhet në mbledhjen e dy qeverive që do të organizohet në nëntor në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?