Ish-kryeministri mesazh prekës në rrjetet sociale, kujton vdekjen e nipit

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar nipin e tij në përvjetorin e vdekjes, Shqipdon Haradinajn.

harad

Ai ka thënë se në këtë përvjetor, e kujton atë buzëqeshje e pafajësi të një fëmije – të një engjëlli.

“Sot, ndoshta do të festonim, jetën e rininë në Kullën e Plakut Hilmi. Sot, Suzana ndoshta do ta kishte një nga mëngjeset e zakonshme me Ty pranë. Por, sot është ndryshe. Ti nuk je në mesin tonë”.

Kujtojmë se me 2 tetor të vitit 2007, i ndjeri kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi./KlanKosova

SHKARKO APP