Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri: Pavarësia energjitike falë Merkelit, goditje për ndryshimin e kufijve
Ish-kryenegociatorja dhe politikanja e njohur në Kosovë, Edita Tahiri e ka cilësuar si një lajm të mirë pavarësimin e Kosovën në fushën e energjetikës duke thënë se një zhvillim i tillë është si rezultat i dialogut të Brukselit dhe marrëveshjes për energjinë të arritur në vitin 2013.
Tahiri thotë se Kosova ishte pavarësuar në fushën e energjetikës në vitin 2015 kur ishte nënshkruar anëtarësimi i KOSTT në ENTOS, por shton se një proces të tillë e ka prolonguar dhe penguar Serbia.
Ajo shprehet se falenderimi I takon Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel të cilat hoqën pengasat dhe pohon se një veprim I tillë edhe nga ana e prtnerëve europianë, i dha një goditje të fuqishme lojërave të kufijve, sepse vulosi qëndrimin e respektimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë
“Falenderimi i takon kancelares Merkel dhe Gjermanisë që hoqën pengesat e tilla. Ky veprim i Gjermanisë dhe gjithë shteteve evropiane i dha një goditje të fuqishme lojërave të kufijve, sepse vulosi qëndrimin e respektimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Tahiri e cila njihet si një kundërshtuese e fortë e idesë së ndryshimit të kufijve.