Ish pjesëtari i UÇK-së “Molla e kuqe” dënohet me 14 vjet heqje lirie për krime lufte

Një ish-pjesëtar i UÇK-së, Remzi Shala i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe” është dënuar nga Gjykata e Prizrenit me 14 vjet heqje lirie, nën akuzat për krime lufte kundër popullsisë civile.

Remzi Shala akuzohet në lidhje me rrëmbimin e një civili shqiptar, Haxhi Perteshit nga fshati Duhël i komunës së Suharekës, 21 vjet më parë, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur, raporton VOA.

“Molla e kuqe” mohoi akuzat dhe pala mbrojtëse paralajmëroi se do ta ankimonte vendimin.

Remzi Shala, ishte thirrur ndërkaq në fillim të këtij viti për intervistë edhe në Gjykatën e Posaçme për krime lufte në Hagë, por kishte refuzuar t’i përgjigjet ftesës dhe ka theksuar se nuk e njeh autoritetin e asaj gjykate.

SHKARKO APP