Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-presidenti malazez: Sulmi i 24 shtatorit, Serbia ka dashur t’a ndajë Kosovën/ Politikë e Rusisë

Kosova E mërkurë, 18 Tetor 2023 14:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator ishte i pritshëm.

Në një intervistë, ai tha se kjo ishte politikë e Rusisë dhe synimi ishte të krijohej një konflikt i ngrirë, me synim ndarjen e Kosovës. Në sulmin terrorist në Banjskë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku e u plagosën dy policë tjerë.

Fjalimi i plotë…
“Ndodhi ajo që pritej. Ishte e pritshme dhe sigurisht ishte përpjekje për të hapur një konflikt të ngrirë në Ballkanin Perëndimor dhe është e qartë plotësisht se politika e kujt ishte. Ishte politikë e Rusisë. Pra, ideja e atij akti terrorist në Kosovë ishte të shkaktoheshin trazira, që të çonte te një konflikt i intensitetit të kufizuar dhe përfundimi i të cilit do të ishte përcaktimi i vijave demarkuese ndërmjet veriut të Kosovës dhe pjesët tjetër të Kosovës. Përcaktimi i një konflikti të ngrirë që do të zgjaste 5, 15 apo 35 vjet, ku publiku vendas dhe ndërkombëtarë do të mësoheshin dalëngadalë që të bëhet kufiri i ndarjes së Kosovës. Kjo ishte ideja”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjukanoviç ka thënë se me konfliktin e ngrirë, Serbia ka dashur ta ndajë Kosovën. Ai ka thënë se politika e “bashkësisë ndërkombëtare ka krijuar atmosferën në të cilën lindi akti terrorist”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kjo ishte ideja bazë. Por, ajo që është më me rëndësi është të dihet se kush është autori i kësaj aventure. Besoj se është me rëndësi të përcaktohet se politika e kujt krijoi një atmosferë në të cilën lindi akti terrorist. Unë besoj se ishte politika e bashkësisë ndërkombëtare. Lexoni politikën e partnerëve perëndimorë, lexoni edhe më saktë politikën e Departamentit të Shtetit, pra njerëzve të Departamentit të Shtetit për drejtimin e politikës ballkanike. Ajo politikë, politika e dorëzimit ndaj Serbisë, e bërjes së lëshimeve ndaj Serbisë në këmbim që Serbia të largohej nga Vladimir Putini, por që nuk ndodhi. Mendonin se do ta ndalonte Serbinë nga pengimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës, por nuk e bëri. Ajo që ndodhi është se Serbia i përdori ato lëshime dhe në vend që të bënte politikën e saj të brendshme, filloi të bëjë politikë të kujdesit për serbët në rajon. Kur bëni politikë për t’u kujdesur për një popull në rajon, kudo që ata jetojnë, atëherë shkatërroni sovranitetin e fqinjëve tuaj. Kur shkatërroni sovranitetin e fqinjëve tuaj, ju përkeqësoni stabilitetin e atij rajoni dhe drejtpërdrejtë inkurajoni, atmosferë konflikti”, ka thënë Gjukanoviç.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

Para 21 orësh
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Gjukanoviç ka thënë se ajo që ka ndodhur në Kosovë është shprehja përfundimtare e një politike të gabuar ndërkombëtare.

“Është logjike që Rusia zgjodhi nacionalistët serbë në mesin e nacionalistëve më të mëdhenj ballkanikë. Në politikën e re të tij, Putini në fakt shpalli revizionizmin historik, për ta rinovuar disi Luftën e Ftohtë. Serbia e kupton këtë si mundësi për t’i rishikuar rezultatet nga e kaluara e afërt, ato që kanë ndodhur në 30 vjetët e mëparshme në Ballkanin Perëndimor. Serbia doli sërish me vlerësimin e saj se popullit serb iu bë një padrejtësi kozmike si gjatë shpërnguljes së popullit serb nga territori i ish-Jugosllavisë ashtu edhe gjatë realizimit të pavarësisë së Kosovës. Prandaj, në një vlerësim të tillë dhe në vlerësime të tilla, sigurisht që ka mungesë të realitetit. Para së gjithash, është e nevojshme të kujtojmë se lufta në zonën e ish-Jugosllavisë filloi me idetë e nacionalizmit serbomadh, duke rivizatuar kufijtë dhe duke krijuar një shtet ku do të jetonin vetëm serbët. Duhet ta mbani mend sloganin e Millosheviçit ‘Të gjithë serbët në një shtet’. Po kështu. Nevojitet pak më tepër realitet për të parë atë që i parapriu epilogut të Kosovës së pavarur. Në vitin 1999, pra në prag të vitit 1999, politika e Millosheviçit kishte për qëllim ndryshimin e hartës etnike të Kosovës, shpërnguljen e afro një milion shqiptarëve nga Kosova dhe ndëshkimin brutal të atyre që e kundërshtojnë. Pra, një gjenocid shumë më i rëndë ishte në horizont se sa ai që ndodhi në Srebrenicë. Për shkak të kësaj pati një acarim të marrëdhënieve me NATO-n, praktikisht deri në shpalljen e luftës ndaj NATO-s. Në fund, ajo luftë u humb, dhe finalja e gjithçkaje është se Kosova u largua nga Serbia dhe kështu i hapi rrugë njohjes së mëvonshme ndërkombëtare të Kosovës. Prandaj, besoj se këto arsye gjeopolitike dhe reflektimi i atyre arsyeve në politikën e rajonit, kanë sjellë një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve të sigurisë dhe politike. Pse? Sepse nuk është e nevojshme të dëshmohet diçka në mënyrë të veçantë – nacionalistët janë kundër saj…” – ka thënë Gjukanoviç.

/syri.net

Etiketat e lidhura

kosovaMillo Gjukanovic
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 10 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 35 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 40 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 44 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.