Ish-presidenti Moisiu, qytetar nderi i Preshevës

 

Kuvendi komunal i Preshevës shpreson që ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu të lobojë dhe të ngrejë zërin për të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë.

Duke vlerësuar biografinë dhe kontributin e tij për popullin shqiptar në Ballkan, anëtarët e kuvendit e kanë votuar zotin Moisiu si qytetar nderi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka vlerësuar se ish-presidenti i Shqipërisë ka merita të veçanta pasi ka udhëhqur në kohë të vështira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse Moisiu nuk ka qenë i pranishëm, Mustafa ka shprehur shpresën e tij se ai së shpejti do të jetë mysafir i këtij qyteti./Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?