Ish-Shefi i SHIK-ut: Ju tregoj shtetet ku u furnizua me armë UCK-ja (Video)
“Armët kanë qenë të ardhura nga Bosnja, Sllovenia, por u blenë edhe në Shqipëri, por kjo zyrtarisht nuk është vërtetuar asnjëherë. Dua të them se armatimi kryesor u ble nëpër Europë”,- tha Klosi.
Sipas tij, UCK-ja është detyruar të blejë armë edhe nga Serbia. “Pati një periudhë kur ne e bllokuam furnizimin, në kohën kur Majko ishte kryeministër u detyruan të korruptojnë njerëz me para dhe gjetën njerëz edhe në Serbi, sidomos në kufizon me Bosnjën”,- tha ai më tej.