Ja ku mbahet takimi i parë mes Kurtit, Mustafës dhe Vjosa Osmanit
Për pak kohë konkretisht rreth orës 12.00 pritet të realizohet takimi ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatës për kryeministre nga ky subjekt Vjosa Osmani.
Temë diskutimi është modalitetet e formimit të qeverisjes së re ndërmjet këtyre dy subjekteve në Hotel Sirius.
‘Do të ndodh takimi dhe nuk mund të flasim për orën dhe vendin, por kjo dot të ndodh për pak kohë’, tha për ‘Syri.net’ anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi.
Ai konfirmoi se do temë diskutimi në këtë takim do të jenë modalitetet e bashkëpunimit të qeverisjes së LVV-së e LDK-së.
Rrexhep Selimi, nuk ka dhënë informacione tjera rreth këtij takimi.