Ja sa i kushtoi Hashim Thaçit shtëpia e re
Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, ka nisur ndërtimin e një shtëpie në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Punimet për ndërtimin e shtëpisë kanë nisur në vitin 2008, menjëherë pas largimit të tij nga shtëpia në lagjen “Arbëria”, pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasje.
Gazeta “Zëri” ka bërë sot (e shtunë) disa foto ku shihet shtëpia e papërfunduar dhe e rrethuar nga bari. Toka e kreut të PDK-së ka gjithsej 15.75 ari dhe kap vlerën prej 157 mijë eurosh. Kurse shtëpia në ndërtim 700 metra katrorë i kushtoi mbi 200 mijë euro.