Ja shtetet që votuan pro Kosovës në UNESCO
Kanë qenë tre vota ato që penguan e ja hoqën të drejtën që shteti i Kosovës të jetë pjesë e UNESCO-os. Anëtarësia e agjencisë kulturore të OKB-së, UNESCO, nuk kanë munduar t’ia dalin me votat pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtarë. Një votim i ngushtë i cili solli shumë tension dhe polemika në anëtarët pjesëmarrës deri para votimit.
“Shumica e kombeve që morën pjesë në votimin ishin favorizuese për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, me 92 vota “po”, 50 vota “jo” dhe 29 abstenime. Sipas rregullave të UNESCO-s, megjithatë, oferta e nevojshme për pranim kërkonte mbështetjen e dy të tretave të votuesve, apo 95 vota “po”,” tha Stanley Mutumba Simataa, diplomati Namibian kryesues i votimit të sotëm në Paris.
Ndër vendet që votuan në favor të Kosovës, ishin; Australia, Austria, Bahama, Belgjika, Franca, Kanadaja, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Pakistani, Panamaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Republika Çeke, Britania e Madhe, Slloveni , Suedia, Zvicra, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra, Bregu i Fildishtë, Kostarika, Danimarka, Egjipti, Elsarvadori, Gana, Gueneva, Hondurasi, Liberia, Libia, Mali i Zi, Maqedonia, Pakistani, etj.
R.Shtylla