Jabllanoviç kallzohet për nxitje urrejtjeje në Kosovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviç.
Aktakuza kundër Jablanoviçit u ngrit për veprën penale nxitje të urrejtjes nacionale, racore, fetare dhe tolerancës, njoftojnë mediat serbe.
Jabllanoviç që ishte ministër për Kthim në Qeverinë e Kosovës sot i është dërguar ftesa e gjykatës që më 22 maj të paraqitet në gjykatën e Gjakovës.
Jabllanoviç është shkarkuar nga posti i ministrit nga kryeministri Isa Mustafa pas protestave të shumta nga partitë politike, organizatat e luftës dhe shoqëria civile.
Shkarkimi kishte ardhur pasi që Jabllanoviç i kishte quajtur egërsira nënat gjakovare të cilat kundërshtonin ardhjen në Gjakovë të një grupi serbësh për Krishtlindjet Ortodokse.