Jahjaga dekoron me çmimin shefin e parë të UNMIK-ut
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, derisa ka qëndruar në New York javën që lamë pas, ka zhvilluar takime të shumta me zyrtarë të ndryshëm nga administrata shtetërore amerikane, por edhe me OJQ të ndryshme.
Gjatë një takimi që e para e shtetit ka zhvilluar me presidentin e fondacionit “Sergio Vieira de Mello”, Laurent Viera De Mello, ka dekoruar post mortum administratorin e parë të UNMIK-ut në Kosovë me çmimin për Paqe dhe Demokraci “Dr. Ibrahim Rugova”.
“Gjatë vizitës në New York ndava dekoratën për Paqe dhe Demokraci “Dr. Ibrahim Rugova”, Sergio Vieira de Mello, të cilën e pranoi djali i tij Laurent, i cili njëherësh është President i Fondacionit që mban emrin e babit të tij. Falënderova familjen për kontributin e z. de Mello pas luftës në Kosovë, për ndihmën në përballjen me fazën e emergjencës dhe vënien e themeleve për paqe dhe demokraci”, ka thënë Jahjaga përmes një njoftimi të postuar në Facebook, raporton Koha.net.