Jahjaga: Dukuri shqetësuese mosmarrja e vajzave në shkollë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi Klubin e vajzave të komunitetit rom dhe egjiptian në Fushë Kosovë, që ka për qëllim t’iu ofrojë përkrahje vajzave adoleshente te komunitetit që të vijojnë shkollën.

Presidentja e bëri të ditur takimin në Fushë Kosovë me vajzave të komunitetit rom dhe egjiptian në faqen e saj në statusin social Facebook pasditen e të mërkurës.

Presidentja Jahjaga përgëzoi udhëheqësen Elizabeth Gowing dhe vullnetarët e organizatës joqeveritare “The Ideas Partnership” për angazhimin dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme disavjeçare për të përmirësuar kushtet e këtij komuniteti.

Presidentja Jahjaga u shpreh se “U impresionova nga të gjitha rezultatet, sa pashë përgjatë kësaj kohe sa isha këtu, brenda kësaj qendre dhe veçanërisht për punën që ka bërë për vite me radhë Eilzabeth dhe të gjitha vullnetaret. Dua t’i falënderoj ato për punën e jashtëzakonshme dhe për rezultatet që kanë treguar, veçanërisht për vajzat e reja, që t’i shtyjnë ato që të mos e lënë shkollimin, që të avancojnë vetveten dhe të investojnë në vetveten, në shkollimin e tyre të mëtejshëm”.

“Ju e dini që Kosova ende ballafaqohet me një shkallë të lartë të lënies të mësimit, sidomos nga vajzat e reja, veçanërisht komunitetit ku jemi sot. Kjo dukuri duhet të ndalet. Kjo është një prej iniciativave që është duke reflektuar me pozitivitet të madh dhe me rezultate jashtëzakonisht të mëdha në shoqëri”, tha presidentja Atifete Jahjaga.

SHKARKO APP