Josep Borrell kundërshton SHBA: BE-ja ka rolin kryesor në negociatat Serbi-Kosovë, kush ndihmon është i mirëseardhur

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur mospërputhje në qëndrimet e tyre në lidhje me zhvillimeve në Kosovë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, i cili ka theksuar se unioni është aktori kryesor i negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tij, shtetet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë janë të mirëseardhur për të ndihmuar procesin.

“Çfarëdo angazhimi në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, nga shtete anëtare, si dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë është natyrisht i mirëseardhur. Ne po punojmë me të gjithë partnerët, duke qenë se situata kërkon të vazhdohen përpjekjet e të gjithë atyre që kanë të njëjtin qëllim, do të thotë të ardhmen e njerëzve në vendet respektive si dhe perspektivën e tyre evropiane”, tha Borell i pyetur rreth angazhimit amerikan në dialog.

Ai shtoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është një prioritet për Bashkimin Evropian dhe për të personalisht.

“Unë jam i përkushtuar për të mbështetur përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me rolin tim si lehtësues. Për të ndihmuar rritjen e angazhimit dhe përpjekjeve të mia, vendosa të caktoj edhe një Përfaqësues Special për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor”.

Ndryshe nga BE-ja që e ka mirëpritur vendimin e Albin Kurtit për pezullim të pjesshëm të taksës, ndërkohë emisari i Donald Trump-it, Richard Grenell, u shpreh se SHBA-ja nuk e përkrah një vendim të tillë dhe se Kurti është duke bërë një gabim të madh.

SHKARKO APP