Ju flet Moska – Ja përse me krijimin e shtetit të Kosovës nuk mund të krijohet komb kosovar
Ja përse me krijimin e shtetit të Kosovës nuk mund të krijohet komb kosovar ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Natyra nga e cila përbëhet një shtet vendoset qysh në hyrje të kushtetutës. Kosova në kushtetutën e saj është përcaktuar si shtet, sipas nenit 3, si një shoqëri shumetnike me 6 komunitete. Pra, shqiptarët përmenden shprehimisht si një bashkësi shtetformuese. Shqiptarët e Kosovës janë pjesë e një kombi më të gjerë sepse ka shumë shqiptarë të tjerë.
Këto nuk janë kombe, por janë popull. Kosova përcaktohet si një shoqëri. Që të krijohet kombi kosovar, komb i krijuar pas krijimit të shtetit, duhet që të gjithë bashkësitë e Kosovës, 6 bashkësitë, të pranojnë që të quhen ne identitetin kosovar. Por këtë gjë nuk do ta pranojnë serbët, turqit, boshnjakët dhe të tjerët, sepse ata kanë identitetin e tyre brenda shtetit të Kosovës.
Një sërë njerëzish kërkojnë që të hiqet dorë nga identiteti kombëtar shqiptar dhe të përqafohet ai kosovar, që në fakt është një fjalë kosovare. Qëllimi kështu është deshqiptarizimi i Kosovës. Ky është një plan i vjetër i Serbisë. Më hapur se kaq, politika serbe nuk bëhet.