“Ka shqiptarë këtu”, kosovari përleshet me serbin në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë (VIDEO)
Një incident ka ndodhur në kufirin mes Serbisë e Kroacisë, ku një shtetas serb dhe një kosovar janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Video është postuar në mediat sociale dhe kanë mjaftuar pak orë që të bëhet virale.
“Këtu ka shqiptarë”, dëgjohet të thotë kosovari në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Sikurse shfaqet në pamje i riu shqiptar nuk ka ngurruar t’i afrohet makinës së serbit, ndërkohë ky i fundit del nga automjeti. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më vonë mes dy të rinjve por pamjet e këtij momenti kanë bërë xhiron në rrjetet sociale.