Kalvari i gjatë i Haradinajt, shtyhet sërish vendimi i gjykatës në Francë
“Është pritur që nuk do të merret vendimi sot, do të presim edhe tri javë tash deri më 27 prill”, tha Haradinaj.
Më herët Haradinaj ka thënë pas fjalës së palës mbrojtëse se po besohet në propagandën serbe të cilët kanë bërë krime në Kosovë.
“Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-presidenti serb, Slobodan Milloshevic ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua”- ka thënë Haradinaj.
Ramush Haradinaj u ndalua në fillim të janarit të këtij viti në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij, pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.