Kandidati më i votuar, por mbetet pas Presidentes. Kurti nën hijen e Osmanit

Kryeministri Albin Kurti, rezulton si kandidati më i votuar për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti ka siguruar 259 532 vota, që janë më pak se ato që mori Presidnetja Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2021. Me mbi 300 mijë vota, Osmani mbetet personi më i votuar në Kosovë. I dyti pas Kurtit pozicionohet Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës me 150 294 vota. Pas tij vjen kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, me rreth 109 mijë vota, lideri i PDK, Memli Krasniqi me 85 293 vota, kreu i AAK, Ramush Haradinaj, me mbi 37 mijë vota dhe lideri i Listës Serbe, Zllatan Ellek, me 9 354 vota.

 

SHKARKO APP