Kandidoi për kryeministër, Hamza: Jo koalicion me LVV

Bedri Hamza kandidoi për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës. Këtë të hënë ai tha se nuk do ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

”Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ata duan pushtet absolut. Nxitën urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim”, tha Hamza para mediave.

Për më tepër shtoi se janë të gatshëm për koalicion me partitë opozitare, por se duhet të priten rezultatet përfundimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne do të punojnë të iu japim qytetarëve atë qeveri që e kërkojnë dhe për çka votuan. Partisë së parë i takon të provojë të krijojë institucionet, nëse nuk mundet ne opozita jemi të gatshëm të ofrojmë një qeveri që qytetarët e duan”, shtoi më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?