Katër të arrestuar për terrorizëm në Zvicër, tre prej tyre shtetas nga Kosova

Prokuroria Federale arrestoi të premten katër të dyshuar për terrorizëm në kantonin e Fribourg.

Sipas mediave zvicerane, bëhet fjalë për tre burra dhe një grua nga Ballkani midis 26 dhe 34 vjeç.

Ata akuzohen për shkelje të ndalimit të grupeve Al-Kaeda dhe Shteti Islamik si dhe organizata të ngjashme dhe për mbështetjen ose pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.

Po sipas mediave zvicerane bëhet fjalë për një shtetas kosovar 28 vjeçar, një shtetas maqedonas 29 vjeçar, një shtetas kosovar 26 vjeçar dhe një shtetas i dyfishtë zvicerano-kosovar 34 vjeçar.

Sipas Prokurorisë Federale, të katër të akuzuarit janë me vendbanim në kantonin e Fribourg.

SHKARKO APP