Katër të vdekur nga Covid në Kosovë, ulet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit
Këtë të premte në Kosovë janë shënuar 4 vdekje si pasojë e koronavirusit, ndërsa në 24 orët e fundit janë infektuar 57 persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 611 persona.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të premten janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,003.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,939 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.