”Kemi shumë punë përpara”, Kurti: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar
Pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti ka theksuar nevojën për vazhdimin e punës institucionale dhe ruajtjen e stabilitetit në vend.
Kurti tha se institucionet kanë përpara një numër të madh projektesh dhe angazhimesh, duke përfshirë edhe iniciativa të nisura më herët, por edhe të reja që pritet të marrin jetë në vijim.
“Tani kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe aso që kanë nisur më herët, edhe aso që i fillojmë tani”, deklaroi Kurti.
Ai e konsideroi zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit si një zhvillim të rëndësishëm për vendin.
“Kemi Presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar, jo vetëm i muajit tetor”, u shpreh kryeministri.

