Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë pasditen e djeshme. Sipas mediave në Kosovë, një person ende i pa identifikuar nga policia ka nisur në llogarinë e rrjetit social Twitter të Vjosa Osmanit një kërcënim me jetë të shkruar në gjuhën angleze. Rasti në fjalë i është referuar organeve të policisë dhe prokurorisë së Kosovës, jo nga Osmani por nga një person i stafit të saj.