Kërkesa e vetme e Vuçiçit ndaj Merkelit për Kosovën

Një ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq bisedoi përmes telefonit me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Vuçiq i kushtoi vëmendje të veçantë zonës ekonomike rajonale dhe ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë. Po ashtu, ai kërkoi nga Merkel që të përshpejtojë realizimin e këtyre projekteve me autoritetin dhe reputacionin e saj, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, krijimi i një zone ekonomike rajonale është me rëndësi vendimtare për Serbinë dhe vendet përreth pasi ajo do të tërheqë më shumë investime dhe do të përshpejtojë rrjedhën e njerzëve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Gjatë bisedës temë e rëndësishme ishte edhe dialogu Beograd-Prishtinë.

Analisti serb, Dejan Vuk Stankoviq mendon se kontaktet e shpeshta të Vuçiqit me Merkelin janë në favor të mundësive që projektet e mëdha të zbatohen.

“Shanset për zbatimin e këtyre projekteve do të rriten nëse përfshihet edhe Gjermania dhe bëhet presion nga ajo ndaj vendeve të rajonit. Pa mbështetjen e saj idetë e presidentit serb do të mbeteshin vetëm ide të mira evropiane”, është shprehur Stankoviq.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nëse nuk ka përparim në dialogun me Prishtinën nuk ka progres në negociatat me BE-në.

SHKARKO APP