Kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Thaçi shfleton letrat me gisht në gojë (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi prej ditësh është duke kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshmë në vend për shkak të Koronavirusit.

Çuditërisht në dy konferencat e fundit për mediat vetë kryeministri Thaçi ka dalë pa doreza dhe pa maskë ashtu si lider të tjerë, si kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por çfarë është edhe më keq në konferencën e mbajtur sot, Presidenti Thaçi teksa shfletonte letrat e tij, ka prekur gojën me duar duke shkelur kështu një nga udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Presidenti sot në konferencë për media ka kërkuar nga Kryeministri Kurti që të pezullojë vendimin e tij për kufizimin e lëvizjes.

Kujtojmë se dje qeveria e Kosovës mori vendimin për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/233335271123541/

 

SHKARKO APP