Këshilltari i Presidentit të Kosovës fiton betejën me Covid-19

Ismail Syla, Këshilltari i Presidentit të Kosovës, ka fituar betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Syla, nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, ku është shprehur se tashmë ka dalë nga spitali pas 15 ditësh qëndrimi.

”Pas qëndrimit 15 ditor në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot në orën 13 dola nga spitali i shëruar (negativ) nga infektimi me virusin 19. Ky infeksion u mposht në saj të punës ekipore me profesionalizëm të lartë të mjekëve të Klinikës”, shkruan Syla në Facebook.

 

SHKARKO APP