Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këshilltari Special i Trump: Kosovës e Serbisë do t’ia prezantojmë të gjitha çështjet

Kosova E martë, 1 Shtator 2020 22:15
Këshilltari Special i Trump: Kosovës e Serbisë do t’ia prezantojmë të gjitha çështjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump tha të martën se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë do të përqendrohen tek zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si një stimul për t’i shtyrë politikanët e dy vendeve të zgjidhin problemet mes Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë, ai ka thënë se Kosovës dhe Serbië do t’iu prezantohen të gjitha çështjet, ndërkohë mbetët te shihet se a duan të shkojnë tutje. Këshilltari që foli me gazetarët me kusht që të mos identifikohej tha se gjithkush mund ta shohë se “kemi ngecur tek aspekti politik, duke folur gjithmonë për të njëjtat çështje, pa ndonjë përparim”.
“Andaj edhe Kosovës dhe Serbisë do t’iu prezantohen të gjitha çështjet gjatë dialogut. Mbetët të shihet nëse duan të shkojnë tutje”. “Presidenti Trump donte të shihte nëse duke u përqendruar tek zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, kjo do të ndryshonte disi dinamikën e gjendjes, kështuqë për më shumë se një vit, ne jemi përqendruar krejtësisht tek normalizimi ekonomik, për të gjetur një mënyrë që t’i nxisim palët që t’i lënë mënjanë çështjet politike”.
Ai përmendi marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor si shembuj, duke i quajtur ato “historike”. Këshilltari i posaçëm i Presidentit tha se në bisedimet me Kosovën dhe Serbinë të enjten dhe të premten Shtetet e Bashkuara do të përpiqen “t’i çojnë më përpara këto marrëveshje. “Dhe pastaj do të shtojmë edhe tema të tjera në diskutim për të krijuar tregti, zhvillim ekonomik dhe vende pune”, tha ai. Në përgjigje të një pyetjejes nëse parashikon se kur ky proces ekonomik do të gërshetohet me atë politik, ai tha se nuk donte të bënte parashikime. “Nëse palët nënshkruajnë diçka që mendojnë se është e drejtë, ndoshta mund të përdorja fjalën balancë. Nëse palët besojnë në fjalën balancë, se po marrin diçka më shumë se sa po japin, dhe mendojnë se është një marrëveshje e mirë, atëherë do të nënshkruajnë. Ne nuk kemi plan sekret, nuk kemi parakushte. I takon palëve”.
Këshilltari i Posaçëm i Presidentit tha se ai mendon se komuniteti politik i të dyja vendeve nuk ka arritur të sigurojë përparim dhe komunitetet e bizneseve të të dyja vendeve janë të zhgënjyer. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë paragjykim për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët. I pyetur nëse Presidenti Donald Trump do të marrë pjesë në një farë mënyre në takim, këshilltari i posaçëm, nuk u përgjigj në mënyrë përfundimtare, por tha se ai është i përfshirë në proces dhe në diskutimet lidhur me çfarë mund të bëjë pala amerikane për t’u dhënë përparësi projekteve ekonomike. “Por në fund të fundit, mendoj se palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”, tha ai.
“Ne do ta përmbysim skenarin, të shkojmë fillimisht tek njerëzit, të ngjallim entuziazëm për rritjen e ekonomisë dhe të lëmë këto çështje politike të dalin dytësore”, tha këshilltari. I pyetur nëse njohja reciproke do të jetë një nga temat, këshilltari përsëriti tha se nuk ka ndonjë temë të paracaktuar por se bisedimet do të jenë një provë nëse palët janë të hapura për bashkëpunim dhe për ta përmbysur mënyrën e të menduarit por tha se “duhet shënuar përparim në zhvillimin ekonomik që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ta përqendrojnë vëmendjen” në këtë çështje.

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

23 Tetor 2026, 21:02
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

23 Tetor 2026, 18:57
Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës kthen në rishqyrtim ligjin për Dhomat e Specializuara

22 Tetor 2026, 18:34

“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se se e vetja kërkesë është se nëse duan paratë e Shteteve të Bashkuara duhet të shënojnë përparim në frontin ekonomik. Këshilltari i Posaçëm tha se ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në ndonjë bisedë për shkëmbim territoresh. Express

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 5 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 5 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 7 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 6 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.