Këto foto tregojnë gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës

Vitet  e luftës 1998-1999, në Kosovë, janë regjistruar me një numër ta madh viktimash. Mijëra shqiptarë të Kosovës, mbetën të vrarë dhe të masakruar nga trupat paramilitare por dhe ato të rregullta të ushtrisë serbe.

Nga kjo luftë u dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë dhe u vranë 15 mijë persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5 mijë njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por ende shumë prej tyre vijojnë të kërkohen nga të afërmit.
Por, edhe pse ka me qindra dëshmi që vërtetojnë gjenocidin serb në Kosovë, ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap për paditjen e Serbisë, e nga ana tjetër po trumbetohet Gjykata Speciale, kinse për krimet që ka ktyer UÇK –ja.

Është fakt, se njësitë kriminale dhe artileria e rëndë serbe shkatërruan dhe dogjën rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale, biznese, punishte zejtarie, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj. Faktet për gjenocid në Kosovë, çdo ditë e më shumë po shtohen.

Më poshtë mund të shihni nëpëmjet fotove vetëm një pjesë të genocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës.

SHKARKO APP