KFOR-i tregon se çfarë po bën në Zubin Potok
Ushtarët e KFOR-it, nuk kanë marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit mirëpo, prania e trupave është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar për media i KFOR-it.
Në këtë mënyrë hodhi poshtë lajmin e publikuar në median serbe “Kurir” se kishte marrë kontrollin e liqenit dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri të Kosovës
Liqeni artificial i Ujmanit në veri të Kosovës është më i madhi në vend e që menaxhohet nga serbët.
“KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë,” ka thënë zyrtari i NATO-s.
“Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t’i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë ai.
/Ora News